
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi e ka quajtur të paligjshëm
procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Sipas tij
Kuvendi i Kosovës nuk kanë votuar vendim tjetër për PTK-në, përveç
projektligjit të buxhetit të vitit 2011 ku parashikohej shitja e PTK-së
por të cilit i ka skaduar afati në fund të 2011-tës.
Në seancën e radhës së Kuvendit ku mes tjerash po debatohej edhe për gjigantin metalurgjik Trepca, kryeparlamentari Krasniqi ftoi prokurorët e EULEX-it që të hetojnë privatizimin e PTK-së.
Në të njëjtën linjë me kryeparlamentarin Krasniqi janë edhe deputetet opozitarë.
Sa i përket diskutimit për ndërmarrjen Trepca ka qenë deputetja e PDK-së ish-ministrja e Energjetikës Justina Pula, e cila e kritikoi Qeverinë për mos respektim të kushtetutes së Kosovës.
Debati për Trepcën ishte thirrur nga Lidhja Demokratike të Kosovës, deputetë të së cilës kërkuan nga Qeveria e Kosovës hartimin e një ligji të veçantë për këtë ndërmarrje brenda një periudhe prej 90 ditësh.
Debati për PTK-në dhe Trepcën ashpërsohet në një kohë që qeveria ka aprovuar shitjen e PTK-së dhe kur Trepca, tani ndodhet në procesin e identifikimit të kreditorëve të saj.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi e ka quajtur të paligjshëm procesin e privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Sipas tij kuvendi i kosovës nuk kanë votuar vendim tjetër për PTK-në përvec projektligjit të buxhetit të vitit 2011 ku parashikohej shitja e PTK-së por të cilit i ka skaduar afati në fund të 2011-tës.
Top Channel