Interi, altenativat për post-Stamaccionin

19/04/2013 11:50

Ndonëse presidenti Massimo Moratti konfirmon Stamaccionin në drejtimin e klubit, sipas të gjitha gjasave, fundi i sezonit do të sjellë edhe fundin e drejtimit të trajnerit aktual.

Në këto kushte, në radhët e Interit kanë filluar të shqyrtojnë mundësitë për trajnerin e ardhshëm, që mund të zgjidhet midis Blanc, Zenga apo Mihajloviç.

Një ish-futbollisti i Interit, Blanc drejtoi Francën në Euro 2012 dhe që prej atëherë mbetet një trajner i lirë, prandaj mundësitë për të firmosur me të janë qarta, por nuk njihet gatishëmria e francezit për të marrë përsipër detyrën, me kufizimet e rëndësishme ekonomike që Interi do të imponojë në merkato dhe në borderotë e pagave.

Sipas “La Gazzetta”-s, një alternativë gjithmonë e më e lakuar së fundmi ëshë edhe ajo e ish-portierit Ëalter Zenga, aktualisht nën kontratë me Al Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.

I shumëlakuar është edhe serbi Mihajloviç, marrëdhënia e të cilit me kombëtaren serbe nuk është e mirë dhe kjo mund të ndikojë në lirimin e shpejhtë të tij prej detyrimeve kontraktuale.

Megjithatë, alternativat për Morattin nuk përfundojnë këtu. Midis emrave të përfolur është edhe ai i Zeman, e madje përflitet edhe një rikthim i mundshëm i bujshëm i Mancinit, nëse ai do të largohet prej Manchester City.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA