Një brazilian i apasionuar pas tatuazheve vendosi që të realizonte një tatu në një vend ku shume pak syresh kane pasur guxim te arrijme me pare.

I vetëquajtur artist, Rodrigo Fernando dos Santos vendosi që t’i nënshtrohej një procedure për të injektuar bojë në sklerën e syve (siç njihet në termin mjekesor pjesa e bardhë që rrethon irisin dhe beben).

Ndonëse procedura mbarte rrezikun e humbjen së shikimit, 39-vjeçari vendosi të provonte shanset dhe me sukses, pasi ndërhyrja përmbushi qëllimin, duke i kthyer sytë në të zinj, pa i dëmtuar shikimin.

Ky ndryshim është i patjetërsueshëm dhe dos Santos do të ketë këtë ngjyrë të zezë sysh të gjithë jetën.

Tashmë, “artistit” brazilian nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojë të mbulojëme tatuazhe pjesën tjetër të trupit që mbetet ende e pacënuar, rreth 30% të totalit, ose më pak se dy të tretat që janë mbushur me tatu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA