Shtatorja e Ibrahim Rugovës, zgjidhen 6 bocetë
18/04/2013 00:00
Komisioni i caktuar nga Komuna e Prishtinës ka bërë përzgjedhjen artistike të bocetit të shtatores se ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Shtatorja , do të vendoset në Sheshin e Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.
Nga 33 oferta që kanë konkurruar, komisioni ka përzgjedhur 6 prej tyre.
Në Komision përfaqësoheshin këto institucione: Akademia e Artëve dhe Shkencave të Kosovës, Fakulteti i Artës në UP, Fakulteti i Arteve të Tiranës dhe Komuna e Prishtinës. Pjesë e vlerësimeve të propozimeve të dorëzuar ka qënë edhe familja e ish-Presidentit Rugova.
Të martën do të bëhet hapja publike e ofertave financiare, ndërkaq të mërkurën pritet të bëhet përzgjedhja dhe publikimi i ofertës fituese.
Top Channel