Vazhdon seria e pabesueshme e dëmtimeve tek Interi. Pas Gargano e Nagatomo ditën e dielë dhe Cambiassos gjatë nxemjes para ndeshjes së ditës së mërkurë ndaj Romës, tashmë është radha e Fredy Guarin.
Mesfushori kolumbian ka pësuar një tërheqje të shkallës së parë në stërvitje dhe mendohet se do të qëndrojë jashtë fushave për 15-20 ditë.
Ndërsa nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë Cambiasso, presidenti Moratti duket se ka vendosur që Interi i vitit të ardhshëm do të ndryshojë krejtësisht.
Do të largohet trajneri Stramaccioni dhe të gjithë drejtuesit, duke nisur nga Branca, përgjegjës për një merkato katastrofike.
Tekniku i ardhshëm do të jetë njëri mes Spalleti, Blanc dhe Mihajlovic. Ndërsa Leonardo do të zërë vendin e Branca. Gjithashtu, duke parë dëmtimet e shumta, do të merren vendime edhe për stafin mjekësor të zikaltërve.
Top Channel