Ujëvarë akulli në bllokun e apartamenteve

17/04/2013 17:10

Ideja e çmendur e një 58-vjeçari, në një qytet në Kinën verilindore (Jilin), u shpërblye me një vëmendje mediatike ndërkombëtare ditën e martë.

Wen Hsu krijoi një ujëvarë akulli nga dritarja e një banese në katin e gjashtë të një pallati deri në tokë, duke lënë të hapur ujin e ngrohtë përgjatë të gjithë dimrit.

Megjithatë, qëllimi fillestar i Hsu nuk kishte aspak të bënte me fitimin e titujve kryesorë në titujt e mediave botërore.

Pasi të gjithë banorët e tjerë të kompleksit kishin pranuar që të shpërnguleshin, Hsu vendosi të rezistonte, duke mbetur si banori i vetëm i pallatit.

I shqetësuar se pa banorët e tjerë në apartament, tubat e ujit do të ngrinin dhe ai do të mbetej pa ujë të pijshëm, 58-vjeçari vendosi që në disa apartamente tashmë të braktisura, që lidheshin me tubin e apartamentit të tij, të linte ujin hapur.

Megjithatë, në njërën prej tyre, situata doli jashtë kontrollit. Në kontakt me temperaturat që gjatë dimrit në Jilin asnjëherë nuk e kalojnë pragun e ngrirjes, uji i ngrohtë i dalë nga rubineti i tij ngriu brenda shtëpisë, duke dalë përtej dritares, ku krijoi një ujëvarë të mirëfilltë akulli, si ato që shpesh krijohen në dimrat e acartë në kushte natyrore, në vende ku lumenjtë kanë një disnivel relievi.

Imazhet e ësaj ujëvare, me të vërtetë unike, u shndërruan në kuriozitetin e ditës në media, por Wsu nuk do të jetë aq i lumtur, kur të shohë faturën e ujit, që gjatë të gjithë dimrit, nuk rreshti asnjëherë së rrjedhuri në rubinetet e hapura prej tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA