Thithja e prezervativit, çmenduria e radhës në Youtube

17/04/2013 13:10

Një adoleshente fut në hundë një prezervativ duke e nxjerrë më pas nga goja atë. Kjo vajzë e re është një nga personat që i janë bashkuar modës së re të videove që përdoruesit e internetit kanë nisur në Youtube pas kërcimit Harlem Shake.

“Sfida e prezervativit” quhet klipi që bëjnë adoleshentët perëndimorë dhe e ngarkojnë në rrjet për të tërhequr vëmendje.

Kjo “performancë” është shumë e rrezikshme sipas mjekëve. Njëri prej tyre shprehet për ‘The Sun’: “Është diçka shokuese dhe idiote. Hunda është e lidhur me pjesën e pasme të gojës dhe gjithashtu me rrugët respiratore. Ka shumë mundësi që diçka që ti e shtyn fort brenda hundës të përfundojë në mushkëri dhe pasojat janë fatale.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA