Serbia është bërë anëtare e OMSK, një aleancë ushtarake e cila që prej vitit 1992 mbledh rreth Rusisë një grup shtetesh të ish-Bashkimit Sovjetik.

Lajmin e bën të ditur gazeta “Jutarnji List”, sipas të cilës në këtë grupim bëjnë pjesë Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Taxhikistani, etj, ndërkohë që vetë Serbia do të ketë statusin e vëzhguesit.

Mësohet se anëtarësimi në këtë organizatë është bërë gjatë vizitës së javës së kaluar në Moskë të kryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili u takua me homologun Medvedev dhe presidentin Putin.

OMSK ka për qëllim mbrojtjen e hapësirës territoriale dhe ekonomike të vendeve anëtare, si dhe luftën kundër terrorizmit, trafikut të drogës, emigrimit ilegal, krimit të organizuar dhe reagimin kolektiv në situata të jashtëzakonshme.

Anëtarësimi i Serbisë në këtë organizatë të udhëhequr nga Rusia, që shpesh herë kundërshton politikat e Perëndimit, vjen në një moment kur vendi ballkanas synon të marrë datën për negociatat e anëtarësimit në BE.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, në një takim me kryetarin e Dumës ruse, Sergei Nariski, ka thënë se shteti serb do që të mbetet neutral ushtaraksht.

“Por zhvillimi i marrëdhënieve me OMSK nënkupton bashkëpunim në të gjitha hapësirat, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë”, ka dekalruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA