Përsosja dhe zhvillimi i përdorimit të shqipes standarte ka mbledhur sërisht profesoret e Këshillit Ndërakademik në Tiranë.
Në keto takime te zhvilluara ne akademine e shkencave jane kryer propozime konkrete per çeshje qe lidhen me drejtshkrimin e zanoreve e të bashkëtingëlloreve në shqipen standarde, si në disa fjalë që kanë zanore ë të patheksuarn a të theksuar.
Ne deklaraten zyrtare te kryesise thuhet se jane bere propozime edhe per togje zanoresh oo, ii, uu, bashkëtingëllore j/nj dhe zanore i, bashkëtingëllore r/rr, l/ll, bashkëtingëllore të shurdhëta a të zëshme, bashkëtingëllore dyshe dh, th, sh, xh, zh, nj, gj.
Nje tjeter çeshtje diskutimi ka qene edhe menyra e perdorimit te shkronjave te mëdha.
Profesoret e gjuhes shqipe ne Këshill gjate diskutimeve te tyre jane përqendruar në disa çështje konkrete të drejtshkrimit, që nuk cenojnë bazën e nuk prekin sistemin e shqipes standarde.
Nje pjese e profesoreve kane propozuar se mund te behet njësimi i rasteve të njëjta me zgjidhje të dyfishtë në drejtshkrimin e sotëm, si gjatë fleksionit, ashtu edhe gjatë formimit të fjalëve, për mënjanimin a pakësimin e mundshëm e të dobishëm të përjashtimeve, për thjeshtimin e mëtejshëm të ndonjë rregulle të drejtshkrimit në pajtim me gjendjen e sotme të shqipes standarde.
Top Channel