Kupa, Bylis-Laçi finalja e madhe

17/04/2013 00:00

Bylis-Laçi është finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë. Ballshiotët kanë bërë surprizën duke eliminuar në gjysmë-finale skuadrën e Skënderbeut, ndërsa kurbinasit mposhtën Kukësin me rezultatin 2-1.

Një gol i shënuar nga Gërxho në minutën e 52 të takimit, zhvlerësoi rezultatin 1-1 të arritur në Korçë dhe i dha kualifikimin për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë skuadrës ballshiote.

Në Laç, Nimani në minutën e 33 të takimit dhe Çela në minutën e 79-të i dhuruan kualifikimin historik për në finale skuadrës vendase, ndërsa goli i shënuar për kuksianët nga Peqini në minutën e 65-të, nuk shërbeu më shumë se sa të barazonte përkohësisht rezultatin. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kukës mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim pa gola.

Dy skuadrat luajnë për herë të parë në një finale të Kupës së Shqipërisë, finale që do të luhet më 15 maj dhe fituesit të trofeut i garanton pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Top Channel