Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus me 120 vota ndryshimin e emrit të asaj që deri më tani quhej “Komuna Liqenas” në “Komuna Pustec”, këshilli i kësaj komune vendosi kthimin e emrave maqedonas të fshatrave në territorin e kësaj njësie.
Me këtë vendim kthehen në toponime maqedonase fshatrat: Zaroshkë bëhet Zyronsko, Lajthiza bëhet Leskas, Diellas bëhet Shulinë, Gollomboc bëhet Glloboçen, Kallamas bëhet Tuminec, Goricë e Madhe bëhet Gorna Gorica dhe Gorica e Vogël bëhet Dolna Gorica.
Kryetari i Komunës Pustec, Edmond Themelko tha se nga tani e tutje të gjithë fshatrat e kësaj komune do të quhen me emrat e vjetër maqedonas dhe padrejtësia e shkaktuar nga sistemi komunist u korigjua.
“Pas vendimit të parlamentit për kthimin e emrit të komunës nga Liqenas në Pustec, hapi rrugën që Këshilli i Komunës të marrë vendimin për kthimin e emrave të mëparshëm në fshatrat e tjera që janë në Komunën e Pustecit”, tha zoti Themelko.
Vendimi konsensual i parlamentit për ndryshimin e emrit të kësaj komune u mor më 18 mars të këtij viti.
Top Channel