Hoeness: Klinsmann nuk ishte trajner

17/04/2013 10:55

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munchen, është i bindur se skuadra e tij do t’i bëjë ballë me sukses Barcelonës sepse në krye të saj është Jupp Heynckes, ndërsa herën e fundit që janë përballur trajner ka qenë Jurgen Klinsmann.

Bayern Munchen ka humbur në Camp Nou në çerekfinalet e Champions të vitit 2009 me rezultatin e thellë 4-0, por kjo gjë sipas Hoeness nuk do të ndodhë më.

“Në vitin 2009 kishim Ribery dhe Toni, por nuk kishim një trajner të vërtetë futbolli. Heynckes e njeh mirë futbollin spanjoll, ka personalitet dhe nuk ka nevojë për këshilla”, theksoi Hoeness për ‘Sport Bild’.

Presidenti i bavarezëve pranoi se marrëdhënia e tij me Heynckes u ftoh shumë kur u publikua marrëveshja me Guardiolën për sezonin e ardhshëm: “Pati një moment ftohjeje mes meje dhe Heynckes. Vazhduam t’i mbanim kontaktet, por gjërat ndryshuan. Tani gjithçka është kthyer në normalitet edhe pse nuk jemi miq si më parë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA