Bayern shpërfytyron Wolfsburg, 6-1

17/04/2013 04:20

Është një Bayern “kanibal”. Kundërshtari i radhës, i dorëzuar përballë supërfuqisë bavareze, ka qenë Wolfsburg, në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, i cili përshëndet kështu kompeticionin pas një shpërfytyrimi 6-1.

Bavarezët, pasi kanë siguruar titullin kampion në Bundesligë, tashmë synojnë “tripletën”: janë në gjysmëfinale të Champions-it, ku do të ndeshen me Barcelonën, ndërsa tani kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në aktin final të Kupës së Gjermanisë.

Rivalin e radhës do ta mësojë të mërkurën, kur të luhet sfida mes Shtutgartit dhe Freiburg. Ajo që vlen të theksohet janë pikërisht golashënuesit ndaj Wolfsburg: Mandzukic, Shaqiri, Robben, si dhe një super shpërthim nga Gomez: 3 gola brenda 6 minutave, nga ajo e 80-ta deri në të 86-tën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA