Nico Rosberg është shprehur se priste rezultate të tjera nga tre garat e para të sezonit të Formulës 1, por shpreson që gjërat të shkojnë ndryshe duke nisur që nga gara e Bahreinit, këtë të dielë.
Piloti gjerman i Mercedes deklaroi në faqen zyrtare të skuderisë së tij: “Po pres me padurim të nisin provat e lira të së premtes në mënyrë që të harroj garën e Kinës. Tre garat e para nuk shkuan siç doja, por e rëndësishme është që kemi një makinë të mirë.”
Rosberg ka grumbulluar vetëm 12 pikë në tre garat e para, të gjitha në Malajzi. Tashmë ai shpreson në një rezultat më të mirë në Bahrein.
“Cdo skuderi do të vuajë me gomat e pasme në pistën e Sakhirit dhe ne duhet të përshtatemi sa më mirë. Kemi një makinë më të mirë se vitin e kaluar dhe shpresoj në një rezultat të kënaqshëm”, deklaroi Rosberg.
Top Channel