Të bindur për forcën e skuadrës, që në këtë edicion të Champions u eliminua pas dy ndeshjesh si e barabartë me Barcelonën, sheikët e Parisit po planifikojnë një investim gjigant në merkaton e verës në afrim, në mënyrë që të jetë favoritë për suksesin në Europë që në vitin e ardhshëm.
Megjithatë, nuk do të ndiqet strategjia e mëparshme e rinovimit të pothuajse të gjithë skuadrës, pasi me shumë yje tashmë në ekip, do të kërkohen vetëm ata 2-3 yje që mund të përmirësojmë me të vërtetë Parisin.
Sipas asaj që shkruante “Daily Mail”, këtë të martë, parizienët kanë identifikuar si përforcimin e tyre perfekt pikërisht 28-vjeçarin Rooney.
I lënë në stol në disa ndeshje të rëndësishme në këtë sezon, Rooney do të preferonte një përvojë të re jashtë Anglisë, pa pretenduar një pagë më të lartë.
Për kartonin e tij, sheikët janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro, çka do të përbënte një marrëveshje fitimprurëse edhe për United, ndërsa PSG është e interesuar edhe për një tjetër futbollist të Ferguson, portugezin Nani.
Ndërkohë, Manchester City pritet të jetë gjithashtu një prej protagonisteve kryesore të merkatos së ardhshme.
Skuadra e Mancinit është e vendosur që të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Edinson Cavanit, të vlerësuar me 63 milionë euro nga Napoli.
Nëse marrëveshja nuk do të konkretizohet, alternative e tij mbetet Mario Gomez, nga Bajerni.
Top Channel