Menaxhimi i pasurisë ujore

16/04/2013 00:00

Përmbytjet e herë pas herëshme në qytetin e Shkodrës tregojnë qartë mungesën e mirëmenaxhimit të ujërave në vend.

Kreu i mjedisit ka kërkuar zbatim të ligjit nga të gjitha institucionet e pushtetit qendror dhe vendor si dhe mbajtjen e përgjegjësisë.

“Vërtet jemi një vend i pasur me ujëra, por ndonjëherë mënyra e trajtimit lë shumë për të dëshiruar. Janë 17 institucione që merren me trajtimin e ujërave dhe besoj kur janë shumë ndonjëherë përgjegjësia është më e pakët. Pra duhet që përgjegjësia të vertikalizohet dhe secili institucion të mbartë përgjegjësinë e ligjbërës dhe implementimit të ligjit dhe kjo lidhet nivelet qendrore e lokale”, tha ministri Mediu.

Janë disa institucione që përgjigjen për menaxhimin e burimeve ujore, çka ka bërë që gjendja të jetë edhe më kaotike, Shqipëria ende ka probleme të mëdha në këtë sektor edhe pse burimet ujore janë të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA