Kombëtarja e femrave në grupin “e ferrit”

16/04/2013 00:00

Pas kualifikimit historik për në eliminatoret e një botërori, kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka mësuar edhe emrat e kundërshtarëve.

Shorti i hedhur i ka rezervuar kundërshtarë aspak të lehtë dhe me traditë në futbollin femëror, një test i vështirë ky për kombëtaren shqiptare që është relativisht e re.

Kështu kombëtarja jonë e femrave ndodhet në grupin 5 dhe do të ketë përballë skuadra si Holanda, Norvegjia, Belgjika, Portugalia dhe Greqia. Ndeshjet e para luhen më 20 dhe 21 shtator të këtij viti, ndërsa e gjithë kjo fazë përfundon në mesin e shtatorit të vitit të ardhshëm.

Grupi 5
Shqipëria
Holanda
Norvegjia
Belgjika
Portugalia
Greqia

Top Channel