Hamilton: Ndihem shumë mirë tek Mercedes

16/04/2013 16:00

Lewis Hamilton është shprehur se “sa më shumë kalon koha, aq më mirë ndihet në gjirin e skuderisë Mercedes”, duke shtuar se podiumi i arritur në garën e Kinës ishte një arritje e madhe për të.

Piloti britanik, i cili këtë vit la McLaren për Mercedes, deklaroi në faqen zyrtare të skuderisë gjermane: “Fundjava e Kinës ishte shumë e rëndësishme për mua dhe skuadrën. Ndihem shumë mirë me makinën. Jam shumë i kënaqur me pole-position dhe me vendin e tretë.”

Në lidhje me garën e radhës që do të zhvillohet këtë fundjavë, atë të Bahreinit, Hamilton tha: “Do të jetë një garë e vështirë për gomat sepse do të ketë temperatura të larta dhe shumë rërë në pistë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA