Gjendet 4-vjeçari i pashoqëruar nga prindërit
16/04/2013 00:00
Gjendet nga policia e Durrësit në vendin e quajtur Rreth-rrotullimi i Kënetës dhe i pashoqëruar nga prindërit një fëmijë 4-vjeçar.
Fëmija është shoqërua për në ambientet e policisë. Në pamundësi për të gjetur adresën e plotë të tij, policia e qytetit bregdetar kërkon ndihmën e publikut.
Në informacionin e shpërndarë nga uniformat blu thuhet se fëmija i gjetur mban të veshura një bluzë me ngjyrë të kuqe dhe një palë pantallonta të shkurtëra. 4-vjeçari është me ngjyrën e flokëve të verdha.
Policia i bën thirrje kujtdo që ka ndonjë informacion për prindërit apo të afërmit e vogëlushti, të kontaktojë sa më parë me uniformat blu.
Top Channel