Egjipt, Mubarak mbetet në burg

16/04/2013 00:00

Një gjykatë egjiptiane vendosi masën e arrestit me burg për ish-presidentin, Hosni Mubarak këtë herë jo më për akuzën e vrasjes së protestuesve, por për akuzën e korrupsionit gjatë kohës kur ishte president i vendit.

Vendimi u mor pasi më herët një gjykatë apeli në Kajro kishte shpallur të pafajshëm ish-presidentin për akuzat e ngritura kundër tij për vrasjen e protestuesve gjatë manifestimeve që çuan në rrëzimin e tij.

Mubarak akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të parave publike, ndërkohë që grupi hetimor mësohet se po punon edhe për ngritjen e akuzës së ushtrimit të torturës prej tij.

Mubarak drejtoi me dorë të hekurt për 32 vite me radhë Egjiptin deri në momentin kur u rrëzua në muajt e parë të 2011 pas protestave masive popullore. Egjipti ishte ndër vendet e para të përfshira nga ajo që më vonë do të quhej “pranvera arabe”, që solli një valë rebelimesh në Afrikën Veriore që cuan në rrëzimin e liderëve si Gadafi në Libi apo Ben Ali në Tunizi.

Por rrëzimi i Mubarak nuk i dha fund vuajtjeve të egjiptianëve. Për muaj me radhë në vend vazhdon të mbizotërojë një klimë e tensionuar sociale dhe protesta të herë pas hershme të kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit Mohamed Morsi.

Kundërshtarët e tij e akuzojnë atë se ka tradhëtuar idealet e revolucionit, ndërsa mbështetësit e tij mbrojnë presidentin në disa vendime që janë kritikuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos pjesa që ka të bëjë me kompetencat e zgjeruara të tij dhe ligjet për të drejtat e njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA