
Keta persona qe komunikojne ne menyre kaq familjare me njeri-tjetrin takohen sot per here te pare personalisht pasi kane komunikuar per vite me radhe ne “Facebook”.
Mimoza Kuchly mori inisiativen te rrezonte murin e “Facebook”-ut dhe t’i shihte perballe miqte e saj me te cilet ndan te njetin pasion, letersine.
Mimoza ka studiuar gjuhe-letersi dhe prej 11 vitesh jeton ne France. Ajo eshte eksperte e gjuhes shqipe prane gjykates se Apelit te Versailles. Eshte e martuar, nena e dy femijeve Deas dhe Lysjenit.
Marrdheniet sociale jane veçanerisht te rendesishme per te dhe komunikon me te gjitha menyrat.
Facebook ishte nje mundesi e mire per te rivendosur komunikimin me miq e familjare, por me kalimin e kohes mori nje tjeter funksion te rendesishem.
“Nga diçka personale, u kthye në një drejtim tjetër. Në “Facebook” marr informacionin që dua, atë për të cilën kam nevojë dhe vlerësoj më tepër”, thotë Mimoza.
“Ajo që vlerësoj tek “FB” është se kushdo mund të shkruajë e të japë mendimin e tij, duke respektuar mendimin e tjetrit dhe atë që shkruhet në mur”.
Eshte gjithmone e gatshme te ndaje mendimet e saj mbi librat e letersine veçanerisht ne faqen qe ajo menaxhon “Te flasim shqip. Gjuhen e te pareve tane”.
“Pse jo, njihem me këta njerëz dhe kur na përputhet mendimet e pasionet, është bukur ti njohësh nga pranë”, thotë Mimoza.
Mund te quhet sfide ne ditet e sotme te duash te besh nje grup njerzish se bashku, por Mimoza nuk u terhoq dhe duket se thirrjes se saj per tu takuar e per te ndare biseda.
Ju pergjigjen shume zonja te tjera te cilat kane ardhur nga qytete te ndryshme dhe nga vende larg Shqiperise.
“Mendoj si do te shkoje deri ne fund pasi kane ardhur shume njerez dhe ndihem e vleresuar”, thotë ajo.
Ky eshte nder ato takime qe ajo nuk do te hezitonte ta sugjeronte per personat te cilet ndajne te njetat interesa.
Për Mimozën, “varet se me çfarë syri e sheh “Facebook”-un, nëse ke interesa të përbashkëta të apasionuar pas historisë, takohemi të shkëmbejmë eksperienca sepse kështu zhvillohet shoqëria. “FB” nuk është vetëm një kalim kohe”.
Kjo gje do tu jepte edhe emocione te bukura. “Sapo u njogha me një femër të cuilën i kisha parë vetëm fotografitë. Është diçka me të vërtetë emocionuese”, thotë Mimoza.
Ky eshte vetem takimi i pare balle per ballë dhe e sigurt qe nuk do te jete i fundit. Per Mimozen dhe te pranishmet sapo ka nisur nje shoqeri e re.
Top Channel