Spanjë, protesta kundër monarkisë

15/04/2013 00:00

Protestat kunder monarkise ne Spanje mblodhen me mijera vete ne rruget e
kryeqytetit Madrid. Kerkesa e tyre ishte rikthimi i nje kreu shteti te
zgjedhur ne menyre demokratike nga populli, nje tjeter goditje e forte
per mbretin Huan Karlos.

Marshimi i nisur nga qendra e Madridit shenoi 82-vjetorin e Republikës së fundit spanjolle te dale nga nje proces demokratik, e cila u rrëzua përmes një rebelimi brenda ushtrisë, pasuar nga lufta civile dhe afro katër dekada diktature nën drejtimin e gjeneralit Francisko Franko.

Huan Karlos mori freret e shtetit pas vdekjes së Frankos në 1975 dhe vlerësohet per faktin qe e ktheu vendin drejt një demokracie kushtetuese. Por kohet e fundit, Familja Mbretërore ne spanje është bërë objekt kritikash të ashpra pas një seri skandalesh te cilat perfshijne udhëtimin luksoz te Mbretit 75-vjeçar për gjueti elefantësh nje vit me pare kur vendi ishte i mberthyer nga kriza financiare si dhe hetimet për korrupsion ndaj vajzes se tij, Princeshës Christina.

Nje hetim u ngrit mbi Christinen, bashkeshortin e saj Inaki Urdangarin si dhe ish-ortakun e tij ne biznes, qe mendohet se kane perfituar nga pozita shoqerore dhe njohjet e princeshes per te pervetesuar rreth 5 milione euro te fondeve publike duke perdorur kompanite dhe institucionet jo-fitimprurese qe drejtoheshin prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA