Në prag të ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League, tensionohet atmosefera midis dy skuadrave gjermane, që vazhdojnë të pretendojnë titullin.
I pari që provokon është trajneri i Borusias, Jurgen Klopp, i cili ironozioi në shtypin gjerman mbi një deklaratë të Rummeniges, i cili tha në shtyp se pavarësisht ballafaqimit me Barcelonën, nuk do të kërkojë këshilla nga Guardiola për mënyrën se si të mundë katalanasit.
“Ju siguroj për të kundërtën. Jam i bindur që Bajerni do të kërkojë këshilla nga Guardiola dhe për këtë, vendos bast prapanicën time”, tha Klopp, në një batutë “thumbuese”.
E menjëhershme kundërpërgjigja e Rummenigges, drejtorit të përgjithshëm të Bajernit: “Nëse Klopp është kaq i sigurt, kam frikë se muzeut tonë do t’i shtohet një trofe origjinal në fund të këtij sezoni”.
Ndërkohë, e përditshmja “Kicker” zhvilloi një sondazh, adresuar tifozëve të Bajernit, të cilët pyeteshin nëse do të preferonin këshilla nga Guardiola, trajneri i tyre i ardhshëm, për mënyrën se si mund të mposhtet Barça. Vetëm 45% e të anketuarve preferojnë një ndihmë, ndërsa shumica u shprehën kundër.
Top Channel