Rritja e ekonomisë kineze regjistroi një rënie përballë pritshmërive në tremujorin e parë të vitit, duke rritur shqetësimet mbi shenjat e para, të vështirëve që mund të ketë ekonomia e dytë më e madhe në botë në mbajtjen e ritmeve të shkëlqyera të tre dekadave të fundit.
Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 7,7% gjatë semestrit janar-mars 2013, mbi objektivin kombëtar prej 7,5%, por nën parashikimet e ekonomistëve për një rritje mbi 8%.
Tremujori i fundit i vitit të kaluar regjistroi një rritje prej 7,9%.
Njëkohësisht, disa raporte mbi prodhimin industrial dhe shitjet në industrinë e pronave të patundshme treguan të dhëna zhgënjyese.
Përballë këtyre të dhënave, një raport i bankës “HSBC” rekomandonte më shumë investime shtetërore në muajt e ardhshëm, për të nxitur rritjen ekonomike.
”Kina ka nevojë për një politikë të re, në formatin e më shumë shpenzimeve fiskale në muajt e ardhshëm”, lexohej në raport.
Kina ka pasur një rritje mesatare prej 10% në vit gjatë tre dekadave të fundit. Megjithatë, një rritje kaq e shpejtë ka krijuar probleme me rishpërndarjen e pasurisë dhe një inflacion të lartë, gjatë viteve të fundit.
Top Channel