Një valë e papritur sulmesh tronditi disa qytete të Irakut, duke nisur
nga kryeqendra Bagdad, tek Kirkuku i pasur me nafte e deri tek
Nasiriyah-ja, Samarah e Hilla.
Shperthimet ndodhen te gjitha gjate oreve te para te mengjesit te sotem. Sulmet e koordinuara moren mbi 20 jete njerezish e plagosen 100 te tjere.
Spiralja e re e dhunes vjen pak perpara zgjedhjeve rajonale te vendit, te caktuara te mbahen ne daten 20 prill, te parat qe prej vitit 2010. Shperthimet u shkaktuan nga makina te mbushura me eksploziv si dhe tre bomba te vendosura ne rruge. 7 ishin qytetet e vena ne shenjester. Tre shperthimet ne qendren e Kirkukut ku agresoret kane vendosur nje bombe ne lagjen arabe, nje ne ate turke dhe ne tjeter ne zonen kurde.
Deri tani, akush nuk e ka marre pergjegjesine per sulmet qe vijne ne nje kohe pershkallezimi te tensioneve sektare ne Irak per shkak te pretendimeve te komuniteteve sunite se po margjinalizohen nga qeveria shiite e kryeministrit Nuri al Maliki. Militante islamike sunite te lidhur me Al Kaeden jane perpjekur ta destabilizojne ekzekutivin duke shtuar sulmet mbi shiitet kete vit, megjithate dhuna i ka prekur edhe vete sunitet.
Ndonese ne rang vendi ajo ka pasur renie te ndjeshme krahasuar me pikun e rebelimit ne vitet 2006 dhe 2007, shperthimet ne Irak vazhdojne te konsiderohen te zakonshme.
Top Channel