Virozat mbushin spitalet/ Varianti i rrezikshëm i gripit nuk është izoluar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim 32 persona janë identifikuar gjatë katër mujorit të parë të këtij viti me virusin HIV pas testeve vullnetare të kryera pranë Laboratorit të Referencës në Institutin e Shëndetit Publik dhe Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë.
Specialistja e shëndetit publik, Marjeta Dervishi në një deklaratë për Top Neës problem është numri i ulët e testeve vullnetare. Sipas Dervishit, më së shumti testet kryhen në Tiranë, megjithëse në 12 qarqet e vendit janë hapur qendrat e këshillimit dhe testimit për HIV/AIDS.
“Në muajin dhjetor, pas 1 dhjetorit që është dita ndërkombëtare kundër HIV/AIDS, numri i personave që kryejnë testin vullnetar dyfishohet. Tirana ka numrin më të lartë të testimeve vullnetare dhe kjo lidhet me faktin që Tirana është një qytet i madh ku ndoshta dhe vetë ata që vijnë për t’u testuar mendojnë që mbeten anonimë”, thotë specialistja Dervishi.
Me shifrat e reja, Shqipëria numëron sot zyrtarisht 607 persona që jetojnë me HIV/AIDS mes tyre edhe 28 fëmijë.
Top Channel