Femrat, të shqetësuara për duart
15/04/2013 14:20
Nuk janë rrudhat në fytyrë apo thinjat ato që shqetësojnë femrat, por gjendja e duarve të tyre.
Një vëzhgim në Britaninë e Madhe ka dalë në përfundimin se damarët e dukshëm, njollat dhe lëkura e rrudhosur tregojnë moshën e vërtetë të grave edhe pse forma fizike dhe fytyra mund të japin përshtypjen e një moshe më të re.
36% e femrave janë të shqetësuara për duart dhe kanë frikë se mund të bëhen si Madonna (54 vjeç) e cila del në publik gjithmonë me doreza për të fshehur duart e saj.
Ekspertët thonë se nëse për fytyrën ka operacione plastike dhe injeksione botoksi, për duart nuk mund të bëhet asgjë për t’i rinuar dhe për këtë arsye ato janë çelësi më i mirë për të kuptuar moshën e vërtetë të një femre.
Top Channel