Dëmtime të tjera tek Interi

15/04/2013 14:50

Duket se nuk kanë të mbaruar dëmtimet tek Interi. Pas humbjes ndaj Kaljarit, Stramaccioni duhet të bëjë pa Nagatomon dhe Garganon.

Situata më kritike është ajo e japonezit, i cili mund të ketë humbur pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në menisk.

Ndërsa argjentinasi Gargano pësoi një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë.

Të dy lojtarët u dëmtuan në pjesën e dytë të takimit Cagliari-Inter, të përfunduar me rezultatin 2-0.

Interi do të luajë të mërkurën në mbrëmje gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Romës. Ndeshja e parë në “Olimpico” ka përfunduar me rezultatin 2-1 për skuadrën kryeqytetase dhe eliminimi do të nënkuptonte një sezon tërësisht të dështuar për zikaltërit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA