Rusia, 18 zyrtarë amerikanë “non grata”

14/04/2013 09:45

Rusia publikoi një listë prej 18 zyrtarësh amerikanë, të cilëve i ndalohet të hyjnë në vend, në një kundërpërgjigje të një akti të njëjtë të ndërmarrë të premten nga autoritetet amerikane.

Në një deklaratë, Moska e konsideronte lëvizjen e SHBA-ve si një shantazh ndaj Rusisë dhe një goditje për marrëdhëniet e të dy vendeve.

Departamenti i Thesarit shpalli listën e tij me 18 shtetasit rusë që i pengohet hyrja në SHBA, pas miratimit të një ligji të quajtur “Magnitsky”, sipas emrit të një avokati, të vdekur në rrethana të dyshimta në një burg siberian në vitin 2009.

Në listë përfshiheshin disa prej zyrtarëve të akuzuar prej Magnitskyt për korrupsion dhe disa zyrtarë të tjerë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Megjithatë, disa zyrtarë të lartë, pjesë e rrethit të presidentit Putin, kundër parashikimeve, nuk u përfshinë në listën “Magnitsky”.

Përsa i përket listës ruse të “non gratave”, në të përfshihen dy zyrtarë të administratës Bush, të cilët janë akuzuar për metodat “e ashpra” të marrjes në pyetje dhe dy ish-drejtues të burgut të Guantanamos.

Për Rusinë, secili prej shtetasve që i pezullohet hyrja në vend janë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime të tjera të ngjashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA