Kriza koreane, Kerri në Tokio

14/04/2013 00:00

Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri mbërriti në Japoni, ndalesa e tij e fundit e turit 4-ditor në Azi, i përqendruar në tensionet në Gadishullin Korean.

Ministri japonez i Mbrojtjes Itsunori Onodera shpreson qe vizita e Kerrit t’u dergoje nje mesazh shume te forte udheheqesve te Korese se Veriut. “Eshte e rendesishme qe ne te koordinojne ne rang nderkombetar dhe tit hemi me vendosmeri Korese se Veriut se duhet te heqe dore nga berthamoret dhe programet e raketave”, tha ai.

Uashingtoni dhe Tokio kane nje aleance ushtarake qe daton ne vitin 1950, sipas te ciles Uashingtoni eshte i gatshem te mbroje Japonine nese do te sulmohet. Dhe nje nga qellimet e Kerrit eshte te garantoje ne Japoni se Amerika do te vazhdoje mbeshtetjen e saj gjate kesaj krize.

Korrespondenti i BBC-se ne Tokio raporton se pavaresisht kercenimeve, kryeqyteti duket e qete. Shume japoneze dhe biznese vazhdojne me te njejtin ritem. Por- pavaresisht kesaj atmosphere, forcat e sigurise jane ne gjendje gatishmerie te larte, perballe nje sulmi te mundshem te Penianit.

Zerat sa vijne e shtohen se Korea e Veriut po pergatitet per leshimin e nje rakete, pas raportimeve se ka vendosur dy raketa balistike musudan ne brigjet e saj lindore.

Japonia ndodhet brenda rrezes se ketyre raketave dhe vendi si mase mbrojtese ka vendosur dy sisteme anti-rakete te prodhuar ne Shtetet e Bashkuara, ne Tokio dhe ka derguar dy lufte-anije ne detin e japonise te urdheruara per te goditur nese leshohet ndonje rakete ne drejtim te ishujve japoneze.

Korea e Veriut kohët e fundit ka kërcënuar se do të sulmojë Korene e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, duke përhapur kesisoj alarmin në rajon.Pas takimit me udheheqesit kineze të shtunën, Kerri tha se Kina është shumë serioze në zotimin e saj për të ndihmuar zgjidhjen e tensioneve me Korene e Veriut, aleaten e saj. Kerri tha se Shtetet e Bashkuara do te mbrojne vetveten dhe aleatet nga cdo sulm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA