Policia bastis pronat e vëllait të ish-kryeministrit Milo Gjukanoviçit, në qendër të Podgoricës
Prishtina zyrtare nuk duhet të ngutet në raport me bisedimet me Serbinë dhe as të lëshojë pe, qoftë edhe për të arritur marrëveshjen, ndërsa Beogradi duhet të ndryshojë rrënjësisht kursin e politikës.
Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë për gazetën Zëri.
I pari i Kuvendit është treguar i ashpër edhe për mënyrën se si është shitur PTK-ja. Ai thotë se i tërë procesi ishte me parregullsi që nga fllimi e deri në hapje të ofertave, përfshirë edhe çmimin.
“Organet e ndjekjes dhe hetuesisë në të ardhmen kanë punë për të verifikuar se si është bërë ky privatizim”, nënvizon Krasniqi.
Ish-sekretari i PDK-së, që ka hequr dorë nga pozita e anëtarit të Kryesisë, ka thënë se është duke biseduar me persona të caktuar për të gjetur forma të reja të organizimit politik.
Top Channel