Francë, arratisje spektakolare nga burgu

14/04/2013 10:15

Një grabitës i armatosur ka mobilizuar policinë franceze në një kërkim të ethshëm në veri të vendit, pasi realizoi një arratisje spektakolare nga burgu.

Redoine Faid realizoi disa shpërthimesh dhe mbajti peng katër gardianë, gjatë arratisjes së tij nga burgi i Sekuedinit, pranë qytetit të Lilës.

Besohet se Faid është i armatosur dhe ende në zotërim eksplozivësh.

Një shtetas me origjinë nga Magrebi, Radoine është një prej keqbërësve më të njohur në Francë, pasi ka realizuar një seri grabitjesh tëbujshme në të shkuarën.

Në 2009-n, Faid shkroi një libër në të cilin përshkruante se si u rrit në periferitë me kriminalitet tepër të lartë në Paris dhe se si ngjiti shkallët në botën e krimit.

Ndonëse shkruante se i kishte dhënë fund jetës së tij si keqbërës, suipas autoriteteve, në 2010-n ai organizoi një grabitje në të cilën mbeti i vrarë një polic.

Aktualisht, po hetohet se si ka mundur grabitësi të pajisjet me armë dhe eksplozivë. Mendohet se bashkëshortja e tij, e cila e vizitoi në burg të shtunën, është e përfshirë në këtë histori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA