Fitorja e parë për Ferrarin

14/04/2013 11:05

Pas zhgënjimit të Malajzisë, me tërheqjen nga gara në xhiron e dytë, Fernando Alonso u rikthye fuqishëm në garë, duke regjistruar suksesin e parë të sezonit për vete dhe Ferrarin, në garën e Shangait.

I nisur nga vendi i tretë, spanjolli realizoi një garë perfekte dhe ndihmuar edhe nga një strategji e mirë e Ferrarit, nuk e diskutoi asnjëherë vendin e tij të parë.

I dyti, duke u konfirmuar si një pretendent i qartë për këtë sezon, Kimi Raikkonen. Ndonëse vuajti një nisje të dobët, në të cilën zbriti në vendin e katërt, finlandezi arriti edhe një herë më shumë të merrte maksimumin nga Lotusi i tij, me të cilin fitoi garën e parë të sezonit dhe u rendit i shtati në Sepang.


Nisja ne Cmimin e Madh te Shangait, Kine


Dy makinat Ferrari parakalojne Hamilton ne nisje

Hamilton, i cili nisej nga vendi i parë, mbylli podiumin, pas një dueli emocionues në xhiron e fundit me Vettel. Fitorja e britanikut ishte nga ato që kanë nevojë për “photo-finish”, por kampioni i trefishtë i botës, në një garë jo të favorshme për Red Bullin, mund të jetë i kënaqur me rikuperimin e katër pozicioneve, nga nisja në vendin e tetë.


Webber detyrohet te braktise garen


Alonso dhe Massa gjate gares

Shenja përmirësimi tek McLaren, me Button që përfundoi i pesti, ndonëse skuadra britanike mbetet ende shumë larg nivelit të pritshmërive që krijon emri i saj.


Nje tifoz kinez i Ferrarit feston i emocionuar fitoren e “kokekuqes”

Gara e Shangait u transmetua drejtëpërsëdrejti në ekranin e “Top-Channel”. Formula 1 zhvendoset pas Kinës për në Bahrein, një garë që do të zhvillohet javën e ardhshme.



Dite zhgenjyese per Red Bull, me Vettel te katertin dhe Webber te terhequr nga gara

Renditja e dhjetë vendeve të para që përfundojnë me pikë
Piloti               Skuadra        Koha
1. Alonso        Ferrari    
2. Raikkonen  Lotus        +10s1”
3. Hamilton     Mercedes   +12’3”
4. Vettel         Red Bull     +12,5”
5. Button        McLaren     +35’2”
6. Massa        Ferrari        +40’8”
7. Ricciardo    Toro Rosso  +42’0
8. Di Resta     Force India +51’0”
9. Grosjean     Lotus         +53’4”
10. Hulkenberg Sauber     +56’5”

Renditja e pilotëve
1. Vettel             52
2. Raikkonen      49
3. Alonso            43
4. Hamilton         40
5. Massa             30
6. Webber           26
7. Rosberg          12
8. Button            12
9. Grosjean         11
10. Di Resta         8
11. Ricciardo        6
12. Suttil              6
13. Hulkenberg    5
14. Perez             2
15. Vergne           1

Renditja e konstruktorëve
1. Red Bull          78
2. Ferrari             73
3. Lotus              60
4. Mercedes        52
5. Force India      14
6. McLaren          14
7. Toro Rosso       7
8. Sauber             5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA