Barazim Milan-Napoli

14/04/2013 00:00

Nuk ka fitues në përballjen direkte të javës së 32-të të Serisë A mes Milanit dhe Napolit.

1-1 është mbyllur në “San Siro”, një rezultat që sigurisht mund të konsiderohet pozitiv për skuadrën e Maxarrit e cila në një farë mënyre hedh një hap shumë të rëndësishëm drejt sigurimit të vendit të dytë në klasifikim me 4 pikë avantazh ndaj skuadrës së Alegrit.

Në minutën e 30-të Flamini zhbllokon shifrat, ndërkohë që Pandev barazon pas 3 minutash. Në pjesën e dytë, në minutën e 72-të Flamini del me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër ndaj Zunigës.

Një dopietë e Pinilla-s ka ndëshkuar Interin, duke i shkaktuar humbjen e
dytë radhazi, si dhe duke e nxjerrë nga lufta për vendin e 3-të.

Në Trieste (fushë neutrale) kundër Cagliari-t, të besuarit e Stramaccioni-t nuk arrijnë të shmangin humbjen 2-0, por protestojnë për penalltinë e dhënë për kilianin, pasi sulmuesi bën sikur pengohet në zonë, pas një kontakti për presupozuar me Silvestre-n, kur rezultati ishte 1-0.

Ndërkohë, një festë e madhe për sardët, të cilët me këtë fitore ngjiten në kuotën e 42 pikëve, duke siguruar mbijetesën.

Nga kampi zikaltët pritet të nisë një tjetër ankesë e fuqishme, pikërisht 7 ditë pas polemikave të rënda në fund të ndeshjes Inter-Atalanta. Shkaku është i njëjtë: Interi përson një penallti të paqenë, pëson gol dhe më pas dorëzohet.

Megjithatë, më shqetësues mbetet fakti i fundit, sepse zikaltrit heqin dorë psikologjikisht, përpara se të dorëzohen edhe fizikisht, pas 63 minutave të luajtura në një nivel të mirë.

Disavantazhi “çmonton” të besuarit e Stramaccioni-t, që faktikisht do të duhej të pësonin një penallti 3 minuta më parë (nga casti i dyshimtë), kur Kuzmanovic pengon në zonë Ibarbo-n dhe Celi bën sikur nuk sheh gjë. Inter koleksionon kështu humbjen e 4-t në 5 ndeshjet e fundit, duke braktisur kështu garën për vendin e tretë.

Në ndeshjet e tjera, Roma rikthehet te fitorja, duke u rifutur në garë për një vend në Europa League, falë triumfit në Torino, me rezultatin 1-2. Verdhekuqtë kalojnë në avantazh në pjesën e parë, falë një goditje me kokë të Osvaldo-s, por Torino kundërpërgjigjet shpejt, kur Cerci godet shtyllën nga goditja e dënimit, ndërsa Bianchi dërgon me forcë topin në rrjetë, duke mposhtur Stekelenburg.

Në pjesën e dytë, sërish Cerci fshikëllon traversën e Gillet, por 2 minuta më pas, në të 60-tën, Lamela dhuron një goditje spektakolare, e cila përfundon në rrjetë, duke i dhuruar kështu edhe 3 pikë të arta verdhekuqve.

Fiton edhe Udinese 3-0 në transfertën e Parmës, ndërsa Sampdoria nuk arrin të hakmerret ndaj rivalëve të Genoa-s, për atë “mostolerim” që vulosi rënien e Sampit dy vite më parë në Serinë B, një ndeshje e përfunduar në barazim 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe sfida e mesditës, ajo mes Palermos dhe Bologna-s, ndërsa në darkë Milani pret Napolin, në sfidën decizive për vendet 2-3.

Të hënën luhet edhe ndeshja përmbyllëse, ajo mes Lazio-s dhe Juventus-it.

Top Channel