Alonso: Shumë i kënaqur nga makina

14/04/2013 12:45

Të tre të ngjiturit në podiumin e Kinës kishin arsye të veçantë për të festuar, por më i lumturi nga të gjithë ishte pa dyshim, Fernando Alonso, i cili arriti fitoren e parë të këtij sezoni.

”Falenderoj të gjithë për mbështetjen e jashtëzakonshme që kam marrë këtu. Ishte një fundjavë e shkëlqyer për mua”, deklaroi Alonso.

”Në një garë të Formulës 1 është e pamundur të mos japësh maksimumin, por jo gjithmonë kjo mjafton për të pasur një avantazh ndaj kundërshtarëve. Sot jam i kënaqur pikërisht për këtë, sepse më e mira jonë mjaftoi për të fituar garën”.   

Duke u ndalur tek detajet e garës, Alonso tha: “Nuk patëm probleme me makinën, e cila u soll shumë mirë në Shangai, ndonëse pas tërheqjes në Malajzi vinim këtu me një presion të shtuar. E nisëm mirë dhe pasi lamë pas Raikkonen, që ishte kundërshtari ynë kryesor në këtë garë, ritmi ishte ai i duhuri”.

”Shpresoj që në Bahrein, të vazhdojmë të tregojmë përmirësime dhe të vazhdojmë të jemi në një nivel të ngjashëm si ky që kemi treguar”, shtoi spanjolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA