Sondazhet: Sarkozy ‘mund’ Hollande

13/04/2013 00:00

Pas një karriere 30-vjeçare në jetën publike, Nikolas Sarkozy u largua nga pallati Elize me premtimin të mos kthehej kurrë më.

Por vetem nje vit me vone, sondazhet e opinionit tregojne se po te mbaheshin sot zgjedhjet ne France, ish-presidenti do ta mposhte pa shume veshtiresi Francois Hollande-n. Nga ana tjeter ai vazhdon te mbetet kandidati i preferuar i konservatoreve per te garuar ne 2017-en.

Qe nga maji i kaluar, shfaqjet e tij ne publike kane qene te rralla e me shume distance nga njera-tjetra. Ish-presidenti po skicon se fundi nje imazh shume me te çliret, me te shkujdesur. Mbase eshte e gjitha pjese e nje plani me te madh, thone vezhguesit.

“Loja eshte te zhvillosh idene e nje rikthimi. Ai do te kthehet vetem atehere kur njerezit ta deshirojne vertet nje gje te tille. Dhe ne politiken franceze, presidenca nuk fitohet me mbeshtetjen e partive. Ajo qe ka rendesi vertet eshte marredhenia e kandidatit me opinion e gjere publik”, thotë Pierre Rousselin, editorialist i “Le Figaro”.

Aktualisht, Hollande dhe Kryeministri i tij nuk jane shume popullore ne France, e ndoshta per kete arsye, njerezit kane nisur te hedhin veshtrimin pas duke kujtuar nje periudhe krejt ndryshe. I pyetur mbi mundesine e rikthimit te Sarkozise, ish-ministri i Brendshem Claude Guéant thote se nje gje e tille, duhet te ndodhe vertet.

“Kur shoh çfare ndodh rreth e rrotull, kur shoh se cfare arriti ai gjate presidences se vet, them se Franca duhet ta ktheje Sarkozy-ne”, thotë Claude Geant, ish-ministër i Brendshëm.

Por duhet mbajtur parasysh se po flasim per nje vend qe e ka perzemer nostalgjine ndaj ish-presidenteve. çeshtja eshte mungesen e kujt ndiejne francezet, ate te Sarkozise apo te energjise se tij. Pergjate 11 muajve te tij ne detyre, popullariteti i presidentit Hollande ka rene me shpejt se ai i çdo kryetari tjeter shteti ne Francen e diteve tona. Anketimet e fundit tregojne se vetem 27% e francezeve kane besim tek shefi i Elizese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA