Skënderbeu kampio…

13/04/2013 00:00

Skënderbeu mundi 2-0 Besën dhe tashmë vetëm 1 pikë i mban larg titullit të tretë radhazi kampion në Shqipëri. Korcarët e drejtuar nga Mirel Josa  kanë shënuar në cdo pjesë nga 1 gol në portën e kavajasve të cilët kërkonin të bënin të njëjtën surprizë sic bënë në Vlorë një javë më parë. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Souza dhe Fagu.

Kukësi mund Tiranën, merr vendin e dytë

Kukësi ka marrë vendin e dytë në klasifikimin e Superligës falë fitores
2-1 ndaj Tiranës, por edhe falë disfatës që pësoi Flamurtari në Krujë
kundër Kastriotit vendas. 

Pjesa e parë e takimit të luajtur në Kukës përfundoi në barazim pa gola. Zhbllokimi i rezultatit mbërriti vetëm në minutën e 78 të takimit kur Brahja kaloi vendasit në avantazh. Por 10 minuta më vonë, Çota barazpeshon rezultatin. Atëherë kur pritej fërshëllima përfundimtare e takimit, Popovic gjen rrjetën duke i dhuruar Kukësit një trepikësh me mjaft vlera për një vend në kupat e Europës.

Në takimin e luajtur në Krujë, Kastrioti vendas mposhti 3-0 Flamurtarin. Hysa shënoi në minutën e 37-të ndërsa Karapici dhe Shaba përkatësisht në minutat 49 dhe 65 vulosën gjithcka. Ndeshja tjetër, ajo mes Apolonisë së Fierit dhe Shkumbinit të Peqinit u mbyll në barazim 1-1. 

Të dielën luhet ndeshja e fundit e javës së 22 të Superligës, ajo mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët, të gjendur në mesin e tabelës kërkojnë pikë për të përmirësuar renditjen e tyre, ndërsa durrsakët me një fitore do të rimerrnin vendin e dytë, që përkohësisht mbahet nga Kukësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA