Presidenti iranian publikon letrën e hapur për amerikanët: Ne nuk e nisëm këtë luftë, SHBA nuk ka prova për kërcënim nga Irani
Janë liruar katër gazetarë italianë që ishin marrë peng më herët gjatë muajit në Siri, teksa punonin për një reportazh mbi konfliktin e armatosur.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri italian Mario Monti, sipas të cilit katër reporterët janë liruar të shtunën dhe tashmë ndodhen në Turqi.
“Dëshiroj të falenderoj task forcën e Ministrisë së Jashtme dhe të gjitha strukturat e shtetit që me angazhimin e tyre bënë të mundur zgjidhjen e këtij problemi, të komplikuar nga rrezikshmëria e kontekstit”, ka deklaruar Monti.
Monti, që mbulon njëkohësisht postin e ministrit të Jashtëm, i ka shprehur mirënjohjen e tij edhe mediave, që me përgjegjësi aderuan në kërkesën e tij për t’u treguar të rezervuara, “duke kontribuar në zgjidhjen e çështjes”.
Të liruarit janë gazetari i Rai-t Amedeo Ricucci, fotografi Elio Colavolpe, dokumentaristi Andrea Vignali dhe reporterja e pavarur Susan Dabbous, me origjinë siriane.
Ata kishin hyrë në Sirinë e kontrolluar nga rebelët më 2 prill nga Turqia dhe në program kishin që të rihynin çdo mbrëmje në territorin turk, për të vendosur kontakte më Italinë.
Gjurmët e tyre u zhdukën më 4 prill, kur gjatë kohës së drekës ishte parashikuar një lidhje në Skype me disa kolegë në Romë.
Top Channel