SHBA kërkon ndihmën e Kinës

13/04/2013 00:00

Pas Seulit, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka ndaluar në Pekin
për një vizitë të cilën thotë se do ta përdorë që të nxisë Kinën të
ushtrojë influencën e saj e të frenojë Korenë e Veriut.

Ne axhenden e kryediplomatit amerikane jane bisedimet me homologun e tij kinez ëang Yi perpara takimit me kryeministrin Li Keqiang dhe presidentit Xi Jinping. Te premten Kerry tha ne Seul se Shtetet e Bashkuara do te mbrojne veten dhe aleatet e tyre, ndersa sqaroi se bisedimet e Pekinit kane qellimin te “celin nje rruge per uljen e tensioneve”.

“Besoj te gjithe e kane te qarte se nuk ka vend ne bote qe te kete marredhenie apo ndikim me te fuqishem mbi korene e veriut se Kina. Pekini ashti si ëashingtoni e deshiron nje kore pa arme berthamore, dhe nese kjo eshte vertet politika juaj, duhet te ndihmoni te vihet ne jete”, tha Kerry.
 
Ky eshte dhe nje nga skenaret e eksperteve per drejtimin qe mund te marre situata ne gadishullin Korean. Eshte pikerisht ajo çfare shpresojne Shtetet e Bashkuara Koreja e Jugut dhe Japonia: paparashikueshmeria e kimit e kthen hapur kunder tij aleatin historik te vendit, Kinen. Pekini premton te shtoje presionet mbi regjimin koreano-verior dhe kur Kim perpiqet te ngreje krye serish, Kina i redukton ngarkesat e naftes me 50%. Flluska e paralajmerimeve te Penianit nis keshtu ngadale te shfryhet e veriut me ne fund i hiqet arsenali berthamor. Sesa do te arrihet nje gje e tille, kjo mbetet per t’u pare. Turi kater ditor i Kerry-t ne Azi vjen ne mesin e spekulimeve se Peniani po pergatitet per leshimin e nje rakete.

Shtetet e Bashkuara kembengulin megjithate se nuk ka prova qe vendi komunist mund te perdore mbushje berthamore sic tregon nje raport konfidencial. Mendohet se Koreja e Veriut ka zhvendosur aktualisht dy raketa balistike Musudan me rreze te mesme veprimi ne bregun e saj lindor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA