Papa Françesku ngriti një këshill prej tetë kardinalësh, roli i të cilëve dhënia e këshillave për Atin e Shenjtë përgjatë funksionit të tij në krye të Vatikanit.
Analistë ndërkombëtarë dhe njohës të mënyrës së drejtimit dhe administratës së Vatikanit thonë se kemi të bëjmë me krijimin e një organi të ri “qeverisës”, një organ ekzekutiv, por nga zyra e Papës Françesku mohojnë duke deklaruar se bëhet fjalë vetëm për një grup këshilltarësh.
Detyra e parë e tyre do të jetë pikërisht këshilla për Atin e Shenjtë, ndërsa puna e parë që pritet të shqyrtojnë është studimi i një projekti për ndryshimin e ligjit apostolik “Pastor Bonus” që rregullon mënyrën e funksionimit dhe kompetencat në gjithë administratën e Vatikanit i cili së bashku me ligjin apostolik “Pastor Aeternum” përbën dy pjesë të “Roman Curia”, thënë ndryshe, Kushtetuta e Vatikanit.
Këshilli përbëhet nga tetë kardinalë nga pesë kontinente; Guiseppe Bertello, Francisco Javier Errazuriz Ossa, Oswald Gracias, Reinhard Marx, Laurent Monswengo Pasinya, Sean Patrick O’Malley, George Pell dhe Oscar Andres Rodriguez Maradiaga.
“Bëhet fjalë për një grup apo një komision këshilltarësh të ngritur nga Papa Françesku për të ndihmuar atë me këshilla në marrjen e vendimeve sa i përket udhëheqjes së Kishës Katolike”, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lompardi.
Mbledhja e parë e këtij grupi kardinalësh do të mbahet më 3 tetor të këtij viti.
Top Channel