Një vajzë 7 vjeçe po mjekohet në spitalin e Pekinit, e regjistruar si rasti i parë i gripit të shpendëve H7N9. Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare nga kryeqyteti kinez.
Vajza, prindërit e të cilës janë tregtarë shpendësh, ka temperaturë, dhimbje fyti dhe koke që prej ditës së enjte. Gjendja e saj shëndetësore konsiderohet e qëndrueshme.
Ndërkohë, dy persona në kontakt me të janë vendosur në kuarantinë për vëzhgim, por deri tani nuk kanë shfaqur simptoma të gripit.
OKB ka regjistruar 28 raste dhe 9 vdekje në Kinë deri të mërkurën. Ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, jashtë vendit aziatik nuk ka pasur asnjë rast.
Institucioni kinez për kontrollin e sëmundjeve konfirmoi të shtunën se vajza është prekur nga virusi H7N9. Rastet e para të virusit u raportuan në muajin shkurt, në lindje të Kinës.
Sipas OBSH, nuk ka prova që virusi në fjalë të transmetohet mes njerëzve dhe shumica e rasteve vjen nga transmetimi i zogjve tek njeriu.
Ekspertët ndërkombëtarë kanë vlerësuar Kinën për transparencën e mangët në raportimin e përhapjes së virusit, ndryshe nga sa ndodhi me SARS-in në vitin 2003, nga i cili humbën jetën 744 persona.
Top Channel