Në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, po zhvillohet këto ditë festa e ujit, që përsëritet çdo vit si një ritual purifikimi.

E njohur ndryshe si Songkran, festa mbahet edhe në vende të tjera të Azisë jug-lindore. Të shumtë janë edhe qytetarët perëndimorë që zgjedhin të marrin pjesë në të, për t’u argëtuar bashkë me vendasit.

Bëhet fjalë për një traditë antike të lidhur me Vitin e Ri budist, që kërkon që njerëzit të lagin njëri-tjetrin. Me këtë rast lagen edhe shtëpitë dhe statujat budiste.

Top Channel