Ministrat e Financave të Eurozonës mbështetën zyrtarisht kushtet e
paketës së shpëtimit për Qipron. Në politikat e zonës së monedhës së
përbashkët, ujdia për shtetin- ishull përbën një ndryshim të dukshëm
sepse janë bankat që paguajnë financimin e dorëzanisë.
Mbeshtetja ministrore i hap rrugen shume vendeve te tjera te Eurozones, perfshire Gjermanine dhe Finlanden, te kerkojne aprovim per paketen trevjecare ne Parlamentet e tyre ne menyre qe marreveshja e dorezanise me Qipron te firmoset deri ne fund te prillit.
Pjesa e pare e fondeve- 9 miliarde nga te cilat vijne prej Eurozones dhe 1 miliarde nga Fondi Monetar Nderkombetar, do t’i kaloje Nikosise ne mesin e muajit maj. Huate e zones se euros do te kene nje periudhe mesatare maturimi prej 15 vjetesh ndersa maksimumi do te jete 20 vjet. Eurogrupi konsideron se ekzistojne elementet e nevojshem per fillimin e procedurave kombetare qe kerkohen per aprovimin zyrtar te asistences financiare te bllokut ne lidhje me levrimin e shumes prej 10 miliarde eurosh te remtuar Qipros, thuhet ne deklaraten e ministrave.
Por Nikosise do t’i duhet tani te siguroje pjesen tjeter te shumes qe 17 miliarde euro, sic u llogarit fillimisht, tani mendohet te jete tek 23 miliarde. Huadhënësit ndërkombëtarë kanë përllogaritur se ekonomia e Qipros do të tkurret 9 për qind këtë vit dhe afro 4 për qind vitin që vjen. Per te siguruar fondet e nevojshme, Qeveria vendase ka vënë në zbatim shkurtime buxhetore dhe reforma në sektorin e saj bankar, qe i cili eshte gati tetë herë më i madh se ekonomia qipriote.
Top Channel