Bajern e Dortmund s’tolerojnë

13/04/2013 00:00

Bajerni i Mynihut nuk ka toleruar as këtë javë në Bundesligë. Skuadra e Jup Hejnkes që javën e kaluar u shpall kampione e Gjermanisë, gjashtë javë nga përfundimi i kampionatit, fitoi sërish dhe këtë herë “viktimë” ka qenë Nurenbergu të cilin e ka mposhtur me rezultatin 4-0.

Bavarezët zbritën në fushë më shumë me mendjen tek Barcelona, me të cilën fati i vuri përballë pas hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ky përballë janë dy duele gjermano-spanjolle.

Megjithatë kjo nuk i pengoi bavarezët që të shënonin plot katër herë në portën e miqve. Seria e golave hapet nga Boateng që në minutën e pestë, ndërsa Gomez dyfishon 12 minuta më vonë. Rafinha vulos rezultatin 3-0 të pjesës së parë në minutën e 24 të takimit. Në pjesën e dytë bavarezët shënuan vetëm një gol dhe ai mbajti autorësinë e shqiptarit, Xherdan Shaqiri.

Me goleadë ka fituar edhe Dortmundi në trasnfertën me Greuther Furth. Skuadra e Klop fitoi 1-6 duke blinduar vendin e dytë në Bundesligë. Golat u shënuan nga Gundogan (2), Getze (2), Blazhikovski, dhe Levandovski, ndërsa për miqtë golin e nderit e shënoi Prib në minutën e 71.

Top Channel