
Një avari në sistemin e nxjerres së rrotave detyroi pilotin e një avioni të vogël privat në Kolumbi të ulet pa to.
Gjithcka ka ndodhur në Kolumbi në aeroportin e vogël të Palonegros në Bucaramangas. Avioni i drejtohet pistës së uljes pasi për disa minuta kishte qendruar në fluturim në përpjekje për të hapur rrotat.
Por kur karburanti ishte drejt përfundimit dhe sistemi i hapjes së rrotave vazhdonte të mos u përgjigjej komandave, piloti i avionit të vogël me dy motorrë, vendos të rrezikojë uljen me trup.
Falë aftësisë së pilotit avioni ulet “paqësisht”, ndërsa menjëherë drejt tij kanë vërshuar ambulancat dhe makinat zjarfikëse për të shmangur ndonjë shpërthim zjarri që mund të lindte nga forca e fërkimit. Fatmirësisht tre personat e gjendur në bord shpëtojnë pa asnjë të gërvishtur.
Top Channel