Edhe pse profesorët e historisë herë pas here kanë deklaruar se politika
duhet të qëndrojë larg çështjeve historike, kjo e fundit nuk bën dot pa
të.
Deklarata zyrtare e Ankarasë, për ndryshimin e disa termave në historinë e Shqipërisë, para shpalljes së Pavaresisë, ka sjelle mjaft debate që çuan edhe në firmosjen e një peticioni nga dhjetëra intelektualë në Shqiperi.
Ne tekstet e historise shkruhet qartesisht se perandoria osmane ka qene pushtuese e Shqiperise dhe jo administrues miqesor, siç pretendon pala turke. Profesori dhe albanalogu arberesh Mateo Mandala ka theksuar se keto deklarata politike duhet te mbeten te tilla dhe historianet të mbeshteten mbi fakte dhe dokumenta që tregojne te verteten.
“Unë e kam fjalën për mosreagimet që kanë qenë ndaj kësaj doktrinë tek momenti që ajo predikon një rikonolizim politik dhe kulturor, në viset që dikur kanë qenë pronë të perandorisë osmane. Ky është një reagim i duhur, sepse nuk mund të ngatërrohen fazat historike, sidomos nuk mund t’i lejohet politikës, pikërisht kur është një politikë që është ndjekur nga një shtet i huaj, që të futet në çështje që janë pronë e popullit shqiptar”, thotë Mandala.
Profesor Mateo Mandala i cili eshte edhe drejtor i Njesisë Shkencore te Albanoligjise ne universitetin e palermos ka nxjerre librin e tij me te fundit te titulluar ‘Studime filologjike per letersine romantike arbereshe’. Ne kete liber ai ka sjelle ne vemendje periudhen e Rilindjes dhe fakte te reja per kohen kur ka datuar ajo. Ky botim u prezantua nga profesore te Institutit te Historise prane Akademise se Shkencave
Top Channel