Një familje prej katër personash që po bënte një shëtitje me kanoe në Florida, u befasua kur guida e tyre zbriti nga barka dhe nisi të zihej me një piton.

26-vjeçari Tommy Owens kapi gjarprin duke e nxjerrë nga uji, por aty kuptoi se ky piton ishte më i madh dhe më i fortë seç e priste.

“Ishte gati tre metra i gjatë dhe shumë i fortë. I bëra llogaritë gabim. Ai nisi të më mblidhej në krah. Me dorën tjetër e hiqja, por ai mblidhej sërish. Në një pikë mu duk vetja si i prangosur”, tha Owens për ‘NBC2’.

Me ndihmën e një guide tjetër, Owens arriti ta vriste pitonin dhe të bënte fotot e rastit për në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA