Provat e lira, Ferrari dominon në Shangai

12/04/2013 13:10

Ferrari tregoi një përmirësim të ndjeshëm në krahasim me dy garat e para të sezonit, në sesionin e dytë të provave të lira, zhvilluar të premten në pistën e Shangait.

Duke u treguar dukshëm më të shpejtë se rivalët e Red Bullit, Massa dhe Alonso regjistruan kohën më të shpejtë dhe të tretën më të shpejtë.

Midis dy “kokëkuqeve”, i paftuari ishte ish-kampioni i botës me Ferrarin, Kimi Raikkonen.

Brenda skuadrës së Red Bull, “garën” këtë herë e fitoi Ëebber, pothuajse tetë të dhjetat më i shpejtë se shoku i skuadrës, Vettel.

Regjistroi një përmirësim në krahasim me dy garat e para dramatike të sezon McLaren, me Button që për herë të parë u tregua deri diku konkurrues, duke u renditur i gjashti.

Gara e Shangait, e treta në kalendarin e këtij sezoni zhvillohet të dielën në orën 9:00, sipas orës shqiptare, ndërsa provat zyrtare, të shtunën në orën 8:00, të dyja në transmetim të drejtëpërdrejtë nga “Top-Channel”.

Rezultatet e provave të lira në Shangai

1. Massa               Ferrari       1m35″340
2. Raikkonen         Lotus        1’35’492″
3. Alonso               Ferrari       1’35″755
4. Rosberg            Mercedes   1’35″819
5. Webber             Red Bull    1’36″092
6. Button               McLaren    1’36″432
7. Hamilton           Mercedes   1’36″496
8. Sutil                Force India  1’36″514
9. Di Resta          Force India  1’36″595
10. Vettel              Red Bull    1’36″791
11. Perez              McLaren     1’36″940
12. Grosjean          Lotus        1’36″963
13. Gutierrez         Sauber       1’37″103
14. Ricciardo        Toro Roso    1’37″206
15. Vergne           Toro Roso   1’38″127
16.  Bottas           Williams      1’38″185
17. Huelkenberg   Sauber        1’38″211
18. Maldonado     Williams      1’38″276
19. Bianchi           Marussia     1’38″725
20. Van der Garde Caterham    1’39″271
21. Pic                 Caterham    1’39″814
22. Chilton           Marussia      1’43″227

Top Channel