Nga data 8 deri në 14 prill në vendin tonë zhvillohet Kampionati Europian i peshëngritjes. Në garën kontinentale përfaqësuesit kuq e zi deri tani kanë arritur të marrin gjithsej gjashtë medalje, një të artë dhe pesë bronzi. Në podiumin më të lartë u ngjit vetëm peshngritësi Daniel Godell, ndërkohë Romela Begaj kërkoi falje që nuk ia doli të shpallej kampione e Europës.
Për herë të parë në Shqipëri do të realizohet një referendum me kërkesën e qytetarëve. Në datën 22 dhjetor të këtij viti zgjedhësit shqiptarë do të japin përmes votës mendimin e tyre në lidhje me ligjin e shumëdebatuar për importin e mbetjeve. Presidenti i Republikës ka dekretuar këtë datë pasi Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë të drejtë kërkesës për referendum bërë nga organizata të shoqërisë civile.
Ismail Kadare është njëri nga 6 kandidatët për çmimin e ‘The Indipendent Foreing Fiction Prize’ në Britaninë e Madhe. Kadare ka tërhequr vemendjen e kritikës dhe shtypit britanik me romanin “Darka e Gabuar”. Ndërkohë, bie në sy eleminimi nga kjo garë e nobelistit Orhan Pamuk me librin e tij “Silent House”.
Një moment tepër emocionues ka qenë surpiza që i ka bërë i ati një 4-vjeçareje në Kaliforni. Vogëlushja po vizitonte parkun e Disney Land dhe një personazh i veshur si Borëbardha e pyet se cila është dëshira e saj. 4-vjeçarja uron me gjithë zemër që i ati të kthehej nga Afganistani ku shërbente si marins i SHBA-së. Sapo kanë përfunduar lutjen me sy mbyllur, ëndrra e Alisia Braun u bë realitet. Skot Braun kishte ardhur për t’i bërë surprizë të bijës. Por ajo tashmë ka një tjetër dëshirë, të ketë një qen në shtëpi.
Lidhja e veçantë mes një familjeje që dhuroi organet e vajzës së tyre dhe përfitueses ka marrë vëmendjen e shtypit britanik. Taylor Storch vdiq në një aksident me ski në Kolorado, por organet e saj tashmë jetojnë në trupin e pesë personave. Tara, mamaja e adoleshentes ruan një raport të veçantë me personin që mban zemrën e vajzës së saj. Ajo tregon se tashmë në trupin e Patricias jeton edhe e bija.
Top Channel