Laçi shkatërron Luftëtarin

12/04/2013 00:00

Luftëtari-Laçi dhe Bylis-Tomorri ishin dy takimet që hapën javëne  22 të Superligës. Kurbinasit fituan 0-3 në Gjirokastër, ndërsa ballshiotët shkatërrun 4-1 Tomorin duke fundosur akoma më shumë në fund të tableës skuadrën beratase.

I kanë mjaftuar 45 minutat e dyta të takimit Laçit që të mbyllë takimin ndaj Luftëtarit. Vucaj hapi serinë e golave në minutën e 49, ndërsa pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt dyfishoi për skuadrën e tij. Rezultati u vulos nga Zefi në sekondat e fundit të takimit.

Në Ballsh vendasit shkatërruan 4-1 Tomorrin falë një dopiete të Bakiut dhe golabve të Arbrit dhe Priftit, ndërsa goli i nderit për miqtë u shënua nga Mitraj në minutën e 53.

Të shtunën luhen katër ndeshjet e tjera të kësaj jave, ku Apolonia e vendit të fundit pret Shkumbinin e Peqinit, Kukësi pret Tiranën, Kastrioti-Flamurtari dhe Skënderbeu pret në Korçë Besën e Kavajës, ndërsa të dielën java mbyllet me supersfidën Vllaznia-Teuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA